Osmani bëri nderime te Mauzoleu i Mustafa Kemal Atatürkut
Presidentja, Vjosa Osmani është duke e zhvilluar ende vizitën e saj zyrtare në Turqi.
Osmani sot ka bërë nderime në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut – Anıtkabir, ku nderoi themeluesin e Republikës moderne të Turqisë.
”Do të angazhohem maksimalisht në kultivimin e marrëdhënieve miqësore me Turqinë, duke e parë këtë shtet si një aleat me peshë të veçantë në NATO dhe faktor të paqes e stabilitetit rajonal”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë që, gjatë qëndrimit në Stamboll, Osmani do të zhvillojë takime me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë. Në këto takime ajo shoqërohet nga një delegacion i bizneseve kosovare për t`i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke./21Media