Republika Çeke është për anëtarësim e Ukrainës në BE

Republika Çeke mbështet përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
“Tani për tani ne duhet të dërgojmë një sinjal të qartë se Ukraina është e mirëpritur në komunitetin evropian të shteteve demokratike”, tha kryeministri Petr Fiala.
Edhe pse është mik i procedurave normale, situata nuk është normale për momentin, tha politikani liberal-konservator, raporton N-tv
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar sot një letër zyrtare ku kërkon anëtarësimin e Ukranës në Bashkimin Evropian me një procedurë të shpejtë./21Media

Back to top button