Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë!

Presidentja e Kosovës,, Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Koshares, duke thënë se ishte një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës paguan çdo çmim.

“Aty ku regjimi gjenocidal i Serbisë kishte ngritur murin ndarës me Shqipërinë, vajza e djem të UÇK-së ngritën një ideal e mbollën guxim e frymëzim për breza të tërë. Aty ku dukej e pamundura, ata sollën fitoren”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për gjithë ata që dhanë jetën në këtë luftë. Ajo theksoi se Beteja e Koshares është një flakadan që nuk shuhet kurrë.

“Aty ku regjimi gjenocidal i Serbisë kishte ngritur murin ndarës me Shqipërinë, vajza e djem të UÇK-së ngritën një ideal e mbollën guxim e frymëzim për breza të tërë. Aty ku dukej e pamundura, ata sollën fitoren”, ka shkruar Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button