Osmani bisedë telefonike me senatorë: Rikonfirmuam përkushtimin tonë për partneritetin me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me dy senatorë amerikanë.
Osmani ka thënë se me senatoren, Jeanne Shaheen dhe senatorin, Pete Ricketts, kanë biseduar për zhvillimet aktuale ku edhe është rikonfirmuar përkushtimin për partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Falenderoj senatorët Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts për telefonaten e tyre sot, ku rikonfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për partneritetin Kosovë – SHBA dhe çuarjen përpara të Kosovës në rrugën e saj euroatlantike. Përditësime të përbashkëta mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe mbi përpjekjet tona për të kapërcyer sfidat”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media
I thank Senators @SenatorShaheen and @PeteRicketts for their call today, where we reaffirmed our joint commitment to the 🇽🇰-🇺🇸 partnership & moving Kosovo forward on its Euro-Atlantic path.
Shared updates on recent developments in 🇽🇰 & on our efforts to overcome challenges.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 8, 2023