Osmani bisedon me presidentin e Letonisë: Urgjente që të liberalizohen vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur me presidentin e Letonisë, Egils Levits, ku ka diksuar për procesin integrues euroatlantik të Kosovës.
Ajo e ka quajtur këtë bisesë si pjesë e konsultimeve të rregullta me homologët.
Liderët kanë folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.
“Diskutuan çështjet dypalëshe, urgjencën për të dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën”, ka shkruar Osmani në Twitter.


“Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të 🇱🇻 për integrimin tonë euroatlantik”, ka shtuar ajo./21Media

Back to top button