Osmani: Bota po u jep brezave të ardhshëm një shans për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga Srebrenica

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka miratuar rezolutën për ta shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Presidentja, tha se me miratimin e kësaj rezulute bota po u jep brezave të ardhshëm një shans për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga Srebrenica.

“Ne do të kujtojmë! Më 11 korrik dhe çdo ditë!”.

“Me themelimin e sotëm nga AP e KB-së të Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, bota po u jep brezave të ardhshëm një shans për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga Srebrenica”, ka shkruar Osmani në X.

Ajo shtoi njohja është një hap kyç drejt pajtimit dhe luftimit të mohimit të gjenocidit.

“Është thelbësore për shërimin dhe paqen e qëndrueshme, për t’u ofruar paqe nënave të Srebrenicës dhe të gjithë anëtarëve të mbijetuar të familjes, duke siguruar që të dashurit e tyre të mos harrohen kurrë”, ka shkruar presidentja./21Media

Back to top button