Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it, në Kosovë

 
Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici, me rastin e përfundimit të mandatit.

Këtë medalje Osmani ia dhuroi në shenjë falënderimi për kontributin në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it.
Osmani ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in, duke potencuar se synim strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO./21Media

Back to top button