Mozzik: Kënga e re e albumit do të publikohet këtë muaj

Reperi nga Ferizaj, Gramoz Aliu i njohur me emrin skenik, Mozzik ka kohë që ka bërë të ditur se është duke punuar në albumin e ri.
Së fundmi artisti ka paralajmëruar përmes një ”InstaStory” se këtë muaj do të dal kënga e parë e albumit me videoklip.
”Ket muaj del konga e pare e albumit me videoklip.. Nuk du me zgjat shum! Kan mu thy krejte rekordet e rekordet e rekordeve”, ka shkruar Mozzik.

Kujtojmë që, projekti i fundit i Mozzik është ”Immer wenn es regnet”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me Loredanën.
Projekti është publikuar më 23 shtator./21Media

 

Back to top button