Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani dhe Hovenier diskutojnë për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit Osmani e Hovenier diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, teksa u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.

“Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button