Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Lufta e mbi dy dekadave më parë, e iniciuar nga regjimi i atëhershëm i Serbisë, ka përfunduar me mbi 13.000 njerëz të vrarë dhe mbi 6.000 të zhdukur. Por, mijëra mbetje mortore janë gjetur përgjatë viteve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?