Osmani dhe Kurti takohen me senatorin amerikan që i doli kundër Cholletit për Asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë takuar senatorin amerikan Robert Menendez, që së fundmi u shpreh kundër presionit amerikan ndaj Kosovës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me Menendez fillimisht është takuar presidentja Osmani, e cila ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj shteti tonë.
“E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani.
Takimin me Mendez e ka bërë të ditur edhe kryeministri Albin Kurti.
Kurti e falënderoi Menendez për mbështetjen aktive për Kosovën në senat, teksa bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për normalizim e marrëdhënieve me Serbinë.
“Diskutuam për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shkroi Kurti./21Media

Back to top button