A po e shihni sa politike është kjo gjykatë? Behrami për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve se është shtyer verdikti final ndaj ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë për në muajin korrik, informatë kjo që nuk është konfirmuar akoma.
Ai në Facebook ka shkruar se “kjo gjykatë është politike”.
”Njëherë ia shtynë ardhjen te babai i sëmurë për shkak të zgjedhjeve. Tani thuhet që sërish shtyhet verdikti për shkak të zgjedhjeve! A po e shihni sa politike është kjo gjykatë?”, ka shkruar Behrami në Facebook.