Osmani dhe Rohde diskutuan për planin evropian

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilin diskutuan për zhvillimet në procesin e dialogut dhe situatën aktuale në vend.
Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për procesin negociator dhe takimet e fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ç`rast Presidentja Osmani theksoi se “kjo shënon një moment pozitiv, megjithëse Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv e që do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon”.
Në takim u diskutua, gjithashtu edhe për Planin e Zbatimit të marrëveshjes evropiane dhe hapat e mëtejmë në raport me të që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?