41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë
41 nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar suksesshëm si liderë luftarakë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se programi mësimor i Kursit të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në Komandën tonë të Doktrinës dhe Stërvitjes, 41 nënoficerë tanë certifikohen suksesshëm liderë luftarakë
Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!”, ka njoftuar Mehaj sot në Facebook./21Media