Osmani: Distria e para e botës, është e pamposhtur

Distria Krasniqi sot ka siguruar medaljen olimpike Kosovës nga Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe me këtë rast presidentja, Vjosa Osmani ka theksuar se Distria e nderoi tërë kombin dhe gëzoi çdo zemër në Kosovë.
Përveç nder e krenari, Osmani e quajti edhe të papershkrueshme këtë ndjenjë.
”Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder e krenari e lumturi e papërshkrueshme. Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës. Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë” ka shkruar Osmani në facebook./21Media

Back to top button