Distria triumfon, Kosova i nis garat me medaljen e artë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë.
Distria në finalen e sotme u ndesh me japonezen, Funa Tonaki.
Distria e nisi garën në disiplinën 48 kg, kundër Gabriela Chibana nga Brazili dhe iu deshën vetëm disa minuta për ta mundur lehtësisht kundërshtarën me Ippon. Me Ippon e mboshti për 19 sekonda edhe xhudisten Lin Chen Hao nga Tajpei Kinez.
Ajo në gjysmëfinale e mposhti mongolezen Urantsetseg Munkhbat. Ndaj saj fitoi me ”Waza-Ari” të cilin e realizoi në mes të luftës.
Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojëra Olimpike, pasi ishte Majlinda Kemlendi që nderoi vendin me të artën në Rio 2016.
Në mbështetje të Disrias ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Nesër, garen do ta vazhdojë Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notistja Eda Zeqiri.

Back to top button