Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Albright

Në fillim të javës së ardhshme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të udhëtojë për SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.
Kështu për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Bekim Kupina.
Pjesëmarrja e Osmanit në ceremoninë mortore bëhet me ftesë të familjes Albright. Po ashtu presidentja Osmani do të ketë edhe disa takime të tjera, ka konfirmuar Kupina.
“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera”, ka thënë Kupina.
Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e Shtetit në SHBA vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare./21Media

Back to top button