Osmani: Dodik ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sonte përshëndeti vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit që zgjeroi sanksionet për vepra korruptive për anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Ajo u shpreh se vendimi i marrë është shumë i nevojshëm dhe deklaroi se Dodik ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnje.
Osmani ftoi edhe shtetet e tjera ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të ngjashme si ShBA./21Media
A decisive & much-needed decision taken by the 🇺🇸 administration.
In addition to corrupt activities, Dodik has been actively threatening peace, security & terr.integrity of 🇧🇦.
I commend this decision & call on other international partners to take similar action. ⬇️ https://t.co/KhmNjbNryc
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 5, 2022