Osmani: Duhet të qëndrojmë të bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e vendit në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë.
“Edhe në këtë ditë si në çdo ditë të punës e përpjekjeve tona, dua ta shfrytëzoj për t’i falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka që sot ne ta gëzojmë shtetin që e kemi”, ka th Duke filluar nga vizioniari dhe arkitekti i shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova që diti ta qartësojë vullnetin e qytetarëve para botës dhe duke vazhduar mbi 3 mijë dëshmorë që flijuan veten e tyre për të qenë sot të lirë, të udhëhequr nga familja Jashari”, ka thënë Osmani.

Osmani tutje ka falënderuar edhe shtetet partnere të Kosovës që i kanë qëndruar afër shtetit.

Në nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në oborrin e objekteve institucionale është ngritur flamuri shtetëror.
Akti i ngritjes së flamurit sot shënon nisjen e aktiviteteve për nder të pavarësisë./21Media
Back to top button