17 shkurt 2008, dita kur Kosova shpalli Pavarësinë

Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare.
Për vite me radhë, deri në qershor të 1999-ës, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.
Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria.
Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh Pas 2 vitesh të negociatave të gjata e të mundimshme në Vjenë të Austrisë, Martti Ahtisaari e kishte ndarë mendjen për atë që do të propozonte si statut final të Kosovës.
Ora 15:39. Dita e diel. Data 17 shkurt 2008. Ky ishte momenti kur Kosova e zbatoi propozimin e Ahtisaarit që ishte shpallja e pavarësisë. 109 deputetë votuan në këtë Kuvend për deklaratën që e bënte vendin shtet të pavarur e sovran Deputetet e kuvendit te Kosovës në një seancë solemne miratuan deklaratën e pavarësisë përmes se cilës shpallen Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran  Si dhe aprovuan flamurin e ri tre ngjyrës të Republikës se Kosovës, duke i dhënë fund kështu pritjes se gjatë të popullit shqiptar për te realizuar ëndrrën e tyre.
Deklarata u votua nga 109 ligjvënës pa asnjë vote kundër ndërsa me pas u nënshkrua nga te gjithë deputetet e pranishmit në kuvend. Përveç atyre serb siç edhe u prit nuk morën pjese në seancën e jashtëzakonshëm dhe solemne te shpalljes se pavarësisë se vendit. Ne seancë ndërkaq ishin të pranishëm shumica e shefave te zyrave diplomatike që janë të akredituar në Kosovë si dhe intelektual të njohur vendore ndërkombëtar.
Përfshirë edhe përfaqësuesin e familjes se komandantit legjendar Adem Jashari. Si dhe përfaqësues të atëhershëm të trupave mbrojtëse të Kosovës dhe shërbimit policor. Deklarata u lexua nga kryeministri i atëhershëm i vendit Hashim Thaçi dhe me pas u votua nga deputetet dhe u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm i vendit Fatmir Sejdiu kryeministri Hashim Thaci, kryetari kuvendit Jakup Krasniqi si dhe te gjithë deputetët e kuvendit te republikës se Kosovës.
Varësisht prej matjes së diferencës kohore Kosta Rika dhe Afganistani ishin shtetet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës. Ato pasuan me njohjet e mëdha nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Turqia dhe të tjera. Beogradi reagoi ashpër, e protestuesit dogjën ambasadën amerikane. Të nesërmen edhe pikat kufitare me Serbinë u dogjën, por shpallja e madhe kaloi pa incidente serioze. Kosova e ftoi Bashkimin Evropian që të instalojë misionin e vet në vend për sundimin e ligjit, që do të quhej EULEX. Në të njëjtën kohë, pavarësia do të mbikëqyrej nga ndërkombëtarët edhe për një periudhë të caktuar.
Kushtetuta e Kosovës hyri në fuqi më 15 qershor të 2008-s, duke e zëvendësuar Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut. Pak më vonë, në korrik presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi realizuan vizitën më të rëndësishme ndonjëherë, duke u pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti George Bush, si konfirmim për përkrahjen e pa rezervë të Washingtonit për Kosovën. Ndërsa njohjet e pavarësisë se shtetit me të ri në botë vazhduan në ditët, javët muajt dhe vitet në vazhdim./21Media

Back to top button