Osmani e Hovenier, diskutohet për tranzicionin e zbatimit të Rregullores së BQK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit për media, bëhet e ditur se në takim u diskutua për “propozimet që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së BQK-së”.

Sipas njoftimit, takimi mes Osmanit dhe Hovenierit ka qenë i rregullt.

“Në mes tjerash, në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”, bëhet e ditur në njoftim të Presidencës.

Osmani ka përsëritur “mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-së për sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe integritetin territorial të Kosovës”./21Media

Back to top button