Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani e Kurti kërkojnë drejtësi për krimet serbe

Në Kosovë u shënuar sot Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës e cila zyrtarisht njihet si Dita e Paqes. 23 vjet më parë trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë. Manifestimi qendrorë u mbajt te Treni Muze “Nga Eksodi në Liri”, në Ballcë të Hanit të Elezit, prej ku mijëra shqiptarë u detyruan të ikin nga Kosova. Nga aty krerët shtetëror thanë se rruga e Kosovës është drejtë integrimit euro-atlantik, derisa shprehën përkushtimin për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button