Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do te mbahet në Tiranë më 28 shkurt.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për Media nga zyra e Presidentes.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë të martën në Tiranë ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Në samit do të jenë edhe zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore.

Back to top button