Osmani e uron Papa Françeskun në 85 vjetorin e lindjes

Presidentja, Vjosa Osmani ia ka uruar ditëlindjen e 85 Papa Françeskut.
Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj në ”Twitter”, i ka uruar Papa Françeskut shëndet e lumturi nga Republika e Kosovës.
“Urime 85 vjetori Papa Françesku! Ju dërgojmë urimet më të mira, shëndet dhe lumturi nga Republika e Kosovës me këtë rast të veçantë”, ka shkruar Osmani.

Papa Françesku është kreu i 266-të i Kishës Katolike dhe u zgjodh më 13 mars 2013, si pasardhës i Benediktit të XVI, i cili më 28 shkurt dha dorëheqje.
Papa Françesku është i njohur si person shumë modest. Si kardinal nuk ka jetuar në rezidencë luksoze, por në një apartament të vogël në Buenos Aires, dhe në vend të makinës zyrtare ai përdorte transportin publik. Pas mbërritjes në selinë papnore nuk mbante kryqin e artë, por një të zakonshëm prej hekuri./21Media

Back to top button