Vazhdon mbipopullimi me peshk në Liqenin e Osllomesë
Vazhdon mbipopullimi me peshk në Liqenin e Osllomesë në Kërçovë.
Shoqata ”Hunter Fish” në vazhdën e mbipopullimit edhe sot ka lëshuar në liqen 300 kg peshk.
Kjo shoqatë këtë vit ka mbajtur 4 turnirë në peshkim ku kanë marr pjesë disa ekipe nga rajoni dhe me mjetet e mbledhura ata mbipopullojnë liqenin me peshk.
Por, mbipopullimi i ditës së sotme vjen si pasojë e grantit që ka fituar shoqata ”Hunter fish” nga Komuna e Kërçovës të cilat mjete, dedikohen për mbështetje të shoqatave sportive dhe rekreative, thonë nga ”Hunter Fish” për TV21.