Osmani falënderon Gjermaninë, Francën dhe Poloninë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për angazhimin e tyre të vendosur për liberalizim të vizave për popullin e Kosovës.
Përmes një psotimi në Twitter, Osmani ka thënë se ky proces i vonuar është vendosur prapë në rrugën e duhur.
“Ky proces i vonuar është vendosur prapë në rrugën e duhur përmes punës së palodhshme dhe agjendës së qartë të institucioneve të Kosovës dhe mbështetjes së aleatëve tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter.


Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Werimar-it.
Franca, Gjermania dhe Polonia kanë lëshuar të premten një deklaratë të përbashkët ku thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon./21Media

Back to top button