Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani falënderon ministren e Jashtme finlandeze për mbështetjen drejt integrimit euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Helsinki është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Osmani përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se e falënderoi ministren për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoj edhe Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen – një mike e çmuar e Kosovës. E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe ritheksova përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit tonë ndërshtetëror”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button