Osmani- fëmijëve: Ju jeni pasuria jonë kombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar fëmijët me rastin e Ditës Ndërkombëtarë të tyre.
Duke i cilësuar fëmijët si e ardhme kombëtare ajo bëri thirrje që të mbrohen.
“Gëzuar #Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të gjithë fëmijëve në dhe në mbarë botën. Ju vazhdoni të na frymëzoni çdo ditë dhe jeni dhurata më e madhe nga të gjitha. Ju jeni e ardhmja dhe pasuria jonë kombëtare. Të gjithë fëmijët duhet të mbrohen, të mbështeten, të edukohen dhe t’u jepet mundësia për të shkëlqyer.”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Ndryshe, presidentja sot do ta fillojë turnin nëpër qytete. Qyteti i parë që do ta vizitojë do të jetë Peja ku do të marrë pjesë edhe në aktivitete të ndryshme që do të organizohen me rastin e 1 qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?