Osmani: Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë

 

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, në 553 vjetorin e vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, ka thënë se ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guximin në të gjitha përballjet e tij.

Osmani ka shkruar në Facebook, se “përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë. Në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hapë rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar”.

“Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë”, ka shkruar Osmani.

Sot mbushen 553 vjet nga vdekja e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes…

Posted by Vjosa R. Osmani on Sunday, 17 January 2021

Back to top button