446 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

 

Mos respektimi i masave anti-covid iu ka kushtuar me gjobë disa prej qytetarëve të Kosovës.

Polica njofton se gjatë 24 orëshit të fundit janë shqiptuar 446 gjoba për personat të cilët shkelen rregullat kundër koronavirusit.

Qeveria e Kosovës para dy ditësh ka lehtësuar masat anti-covid, për shkak të rënies së numrave të të infektuarve. Është zgjatur orari i lëvizjes dhe orari i punës për bizneset./21Media

Back to top button