Osmani: Gjuha shqipe në 3 muajt e parë

Ekspertiza e Priebes për Maqedoninë evropiane

Duke mos ditur prej ku të fillojë me reformat në Maqedoni, eksperti evropian, Reinhard Priebe e gaboi edhe rrugën deri te vetura e tij. Ai takimet sot i nisi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku u takua me ministrin Nikolla Dimitrov, dhe me zëvendëskryeministrin për integrime, Bujar Osmanin. Më pas me ekipin e tij qëndroi në Ministrinë e Drejtësisë dhe në atë të Punëve të Brendshme, dy resorë që do të jenë në qendër të reformave me prioritet. Pribe u takua edhe me Nikolla Todorovin e VMRO DPMNE-së, nga i cili kërkoi që të ndihmojë qeverinë me reformat. “Të shohim se çfarë do të bëjmë, jemi vetëm në fillim”, këto ishin fjalët e vetme që eksperti evropian i tha për media.

“Vetëm po përgatitemi për misionin tonë për reformat në sistem gjyqësor.Të shohim se çfarë do të bëjmë, jemi vetëm në fillim”, tha ai, shkruan TV21.TV

“Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani është figura kyçe në procesin e reformave”, deklaroi Drejtoresha e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor, Ruiz Clavera. Ajo tha se qeverinë e pret punë e madhe, por premtoi ndihmën e pa rezervë të BE-së. Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, tha se nga interesi i shfaqur prej zyrtareve të BE-së, mund të vërehet se qeveria është e koncentruar në reforma, kurse zbatimi sa më efikas i tyre, do të mundëson më shumë fonde nga BE. Ai tha se edhe ligji për gjuhën shqipe është prioritet, dhe do të bëhet brenda në 3 mujorshit e parë.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është pjesë e prioriteteve në 3 mujorshin e parë e kësaj agjende, të cilën e kemi quajtur 369. Presim edhe prej disa institucioneve mendimin e tyre. Besojmë deri më 1 korrik do të jemi të gatshëm të kompletojë, jo vetëm qëllimet që duhet ti arrijmë, por edhe masat me të cilat do ti arrijmë ato qëllime”, tha Osmani.

Priebe do të analizojë edhe udhërrëfyesin për zbatimin e reformave që qeveria e miratoi gjatë ditës së djeshme. Muajin e ardhshëm, ai përsëri do të vijë në Shkup, kur do ti informojë të gjithë zyrtarët që do të jenë përgjegjës për reformat, me idenë e tij për zbatimin e të njëjtave./21Media

Back to top button