Osmani “godet” Kurtin, LVV akuza ndaj opozitës

Me t’u afruar data e zgjedhjeve liderët politik kanë ashpërsuar gjuhën ndaj njëri-tjetrit me akuza e kundërakuza. Kandidatja e LDK-së për presidente Vjosa Osmani akuzoi bashkëpunëtorin e saj të dikurshëm tani kundërshtar politik, Albin Kurti për takime të mbylluara me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ish-emisarin e BE-së Miroslav Lajcak.
“…..Pyetja është: çfarë ka folur ai me Vuçiçin dhe Lajçakun brenda një dhome? Çfarë është diskutuar aty, askush nuk e di. Nuk kanë treguar kurrë se për çfarë kanë biseduar. A ju kanë treguar juve ndonjëherë si opozitë? Kurrë…”, tha Osmani.
Kryeministri në detyrë Kurti ndërkaq nuk komentoi akuzat e fundit të Osmanit. Ai në një ngjarje ditore shmangi pyetjet e gazetarëve për këtë çështje duke thënë shkurt se “Duhet të shkoj me shpejtësi në Ferizaj”. Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje të publikuar i është përgjigjur Osmanit dhe partive në ish-opozitë, duke transmetuar deklaratën e Glauk Konjufcës në një media të Kosovës.
Deklarata e Osmanit për mostransparencën e takimeve të Kurti me Vuciqin e Lajcakun erdhi pas akuzave të njëpasnjëshme të përfaqësuesve të Vetëvendosjes për takim të fshehtë të saj me ish-të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë Serbi, Richard Grenell si dhe kryediplomatin serb, Marko Gjuriq
Takimi u zhvillua në shtator të vitit të kaluar në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të Këshillit të OKB-së dhe i njjëjti ishte organizuar nga sekretari amerikan i thesarit ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit perëndimor. Në këtë situatë, analistët politik paralajmërojnë intensifikim dhe ashpërsim të akuzave të përfaqësuesve politik në ditët vijuese.
Politologu, Argjend Zejnaj thotë në vend të prezantimit të programeve të tyre, përfaqësuesit politik kanë zgjedhur akuzat e kundër akuzat. Sipas tij gjuha e tillë vështirëson bashkëpunimin e partive pas procesit zgjedhor.
”Kjo tregon që meqë është koha e shkurtër e para fushatës po tentojnë të hyjnë fuqishëm në këtë polarizim të skenës elektorale për zgjedhje dhe askush s’po tenton të ofrojë diçka prej pj programore por tentojnë të akuzojnë njëri-tjetrin t’i tregojnë popullit kush është më i keq. megjithatë znj Osmani është vonë nëse ka të vërteta në këto çka po deklaron është vonë për t’ia hapur sytë popullit sepse ka qenë përreth 6 vite në bashkëpunim me Kurtin. Nëse ka bëër gabime Kurti pjesë e këtyre gabimeve është edhe Osmani. E ardhmja e Kosovës po rrezikohet sepse kjo po i bën të jenë te ndara paritë dhe mos me pas bashkëpunime për krijimin e institucioneve”, Zejnaj.
Ndërsa, ish-diplomati Lutfi Bilalli thotë se gjuha e tillë e ashpërsuara bartë në vetë si pasoja ashtu edhe dëme për palët të përfshira në këto akuza.
“Do jetë një situatë kur rivaliteti do jete mes dy figurave që ishin binom por tani këtë ndarje fjalori i tillë do jetë ai që do përcaktojë rënien apo ngritjen e njërës apo tjetrës palë do jetë një lloj ashpërsimi por mendoj se do jenë gabim goditjet e tilla sepse mund të sjellin mund të jetë avantazh apo disavantazh…Qytetarët presin programet e tyre”, Bilalli .
Fushata për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit zyrtarisht fillon më 28 maj./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?