Osmani i çon selam LDK-së: Nuk duhet të shkelet fjala e dhënë

 

Kandidatja për president nga LVV, Vjosa Osmani në daljen e parë para mediave pas rezultateve preliminare të KQZ-së pati një porosi për LDK-në, subjektit politik të cilit i takonte më parë.

“Shpresoj shumë që ky rezultat të jetë një mësim për Lidhjen Demokratike të Kosovës, por edhe për partitë e tjera të cilat kanë marrë ndoshata rezultatin më të ulët në historinë e tyre që fjala e dhënë para qytetarëve nuk duhet të shkelet por të ruhet si e shenjtë”, tha ajo.

Në bazë të rezultateve preliminare  të KQZ-së, LDK është partia e tretë me 13.35% të votave, kurse LVV prinë me 47.75%. /21Media

Back to top button