Osmani ia dorëzoi kardinalit Ernest Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë ditës së djeshme në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, ia dorëzoi kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”.
Osmani ka thënë se kjo medalje i qe ndarë shtatorin e shkuar, në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës”, për qëndresën e palëkundur ndaj diktaturës komuniste dhe veprimtarisë së gjatë në shërbim të paqes e të lirisë.
Duke i shprehur mirënjohje të thellë, Presidentja Osmani ka thënë: “Kardinal Simonit i mbetemi përherë mirënjohës dhe falënderues për kultivim të vlerave njerëzore dhe kujdesin që ai e tregon në secilin takim dhe secilën ngjarje ndaj Kosovës”./21Media

Back to top button