Ambasada e SHBA konfirmon organizimin e diskutimit për Asociacionin

Ambasada e SHBA-së do të organizojë më 31 janar një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, thuhet në një përgjigje me shkrim të zëdhënësit të Ambasadës në Prishtinë për RTV21.
“Ne po ftojmë një grup të ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me synimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Ambasadë së ShBA në Prishtinë për RTV21.

Back to top button