Osmani ia dorëzon Blairit dhuratën unike nga familja Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka bërë një dhuratë nga familja Rugova, ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.
Në disa pamje të postuara nga e para e shtetit, shihet se ajo ia dhuroi gurët e Trepçës, Blairit.
“Një gur kristali për mikun e madh të Kosovës Tony Blair, për të vazhduar traditën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Faleminderit familjes Rugova për përzgjedhjen dhe dhurimin e gurit! 🇽🇰🇬🇧 “, ka shkruar ajo.
Gjatë takimit brenda presidencës, Blair ka nënshkruar edhe në librin e miqësisë.