Osmani iu bën thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut të largohen nga Ukraina
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në një konferencë me gazetarë iu ka bërë sërish apel shtetasve të Maqedonisë së Veriut që gjenden në Ukrainë, që të kthehen në vend.
”Sa i takon shtetasve, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të kthehen me fluturime komerciale në Maqedoni”, ka thënë Osmani.
Osmani potencoi se në territorin e Ukrainës janë rreth 100 shtetas të Maqedonisë Veriore.
”Nuk duam aspak të krijojmë pasiguri dhe frikë në Ukrainë, jemi në koordinim të tërësishëm me aleatët tanë të NATO-s”, ka thënë Osmani./TV21