Osmani: Ju lumtë djema, fitore e shumëpritur

Kombëtarja e Kosovës shënoi sonte fitore ndaj Qipros me rezultat të thellë 5:1.
Me këtë fitore Kosova e përforcon vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C, ku tani ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, katër sosh më shumë Qipro në vendin e tretë.
Pas fitores ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë kjo ishte një fitore e shumëpritur, ndërsa iu uroi fat futbollistëve të Kosovës në ndeshjet e radhës.
“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve.Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button