Osmani kërkon që aplikimi i Kosovës në BE të trajtohet me prioritet

(Lajm i përditësuar)
Osmani: Vizita e Vuçiqit në Moskë sfidon stabilitetin e Evropës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët për media me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, përmendi edhe vizitën e presidentit serb Vuçiq në Moskë.
“Megjithatë duhet të përmend se vizita e fundit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë në sfondin e një lufte që po e trondit Evropën, pra luftës Rusisë kundër Ukrainës. Natyrisht se edhe pritshmëritë tona nuk janë premtuese, vizita e tij në Moskë nuk mund të shihet në asnjë dritë tjetër përpos si një akt i qartë politik që sfidon edhe vet qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e Evropës”, deklaroi e para e vendit.
“Dhe nëse një vend pretendues për të qenë anëtar sillet kështu dhe nuk ballafaqohet me asnjë masë lidershipi i atij vendit, atëherë pyetja lind natyrshëm: Çfarë mesazhi po i jepet rajonit tonë?”, tha Osmani.
Osmani kërkon që aplikimi i Kosovës në BE të trajtohet me prioritet
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët për media me Presidenti e Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se gjatë takimit me këtë të fundit tha se diskutuan edhe për dialogn me Serbinë. Ajo tha se shpreson se me emërimin e emisarit të ri do të ketë trajtim të barbartë të të dyja palëve.
Ndër tjerash Osmani kërkoi t’i hapët përfundimisht rruga e Kosovës drejt BE-së.
“Shpresojmë që shtetet anëtare që më në fund të pajtohen që të hiqen masat që po dëmtojnë qytetarët tonë. Çdo minutë më shumë me masat në fuqi, një fuqi larg jetësimit të ëndrrës europiane. Vonesë më shumë të zgjerimit. Është koha përfundimtare të trajtohet aplikimi me prioritet dhe të mandatohet edhe komisioni”.
Ajo kërkoi që aplikimi i Kosovës në BE të mos mbetet një dokument i arkivuar.
Po ashtu Osmani tha që është koha që Kosovës t’i hiqen masat e BE-së, si dhe të njihet nga pesë shtetet e BE-së.
Costa takohet me Osmanin
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, u takua të mërkurën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit që u zhvillua pa praninë e mediave, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët.
Më vonë, Costa pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Një ditë më parë, Costa vizitoi Beogradin, ku pas takimit me presidentin serb, i bëri thirrje Serbisë duke deklaruar se “nuk mund të festojë lirinë pa dënuar pushtimin e një shteti tjetër”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?