Kaloni te përmbajtja kryesore

​Osmani kërkon unifikim të politikës së jashtme me Shqipërinë

(Lajm i përditësuar)


​Osmani kërkon unifikim të politikës së jashtme me Shqipërinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar unifikim të politikës së jashtme me Shqipërinë.

Ajo tha se seanca e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shërbejë si një thirrje për avancim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Bashkëpunimi nuk është një zgjedhje por domosdoshmëri”, theksoi ajo.

Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetiteve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës.

Osmani foli edhe siç tha ajo për tendencat për destabilizim në Maqedoninë e Veriut dhe cenimit të gjuhës shqipe.

“Ne nuk duhet të qëndrojmë të heshtur dhe as të mbyllim sytë para këtyre tendencave”, tha ajo.


Osmani: Historia s’do të na kujtojë me dashamirësi nëse nuk shfrytëzojmë këtë moment ta ndërtojmë harmoninë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë tha se ky takim pasqyron vendosmërinë për të krijuar një të ardhme të denjë.

“ Kjo seancë duhet të shërbejë si një thirrje për veprim, një kujtesë se qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie edhe më të mëdha dhe përpjekje edh ëma të palodhshme, ne po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon edhe bashkëpunim dhe qëllim, për Kosovën dhe Shqipërinë kjo nuk është thjesht një zgjedhje por një domosdoshmëri. Një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë më e fortë, një Kosovë me e suksesshme e ngrit edhe më lart Shqipërinë .Historia nuk do të na kujtojmë me dashamirësi nëse nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar unitetin dhe harmoninë e domosdoshme. Prosperiteti i Kosovës dhe Shqipërisë është detyrë që na përket të gjithëve”, tha Osmani.

Ajo shtoi se lidhja e thellë me Kosovës dhe Shqipëri është e rrënjosur në histori, sakrifica e në vizionin të përbashkët për të ardhmen.

“Kjo lidhje nuk është thjesht simbolike është një themel i pathyeshëm mbi të cilën duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh e koordinim më të shpeshtë . Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh”, tha Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button