Osmani: Kontrolli i hershëm parandalon dhe shpëton jetë

(Lajm i përditësuar)

Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje të gjitha grave për kontrolla të shpeshta për të parandaluar sëmundjen e kancerit të gjirit.
Para fillimit të marshit tradicional “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”, ajo është zotuar se që nga viti i ardhshëm, presidenca do të mbështes të gjitha gratë me pako onkologjike të protezave gjoksore.
“Për të gjithë ata që ndjejnë sot dhimbjen e humbjes e ndajmë dhimbjen me ju. Jemi këtu se kontrolli i hershëm dhe preventiva shpëtojnë jetë. Dua të ritheksoj se kontrolli i hershëm parandalon dhe shpëton jetë. Armiku më i madh i kancerit të gjirit është kujdesi”, ka thënë ajo.
Marshi tradicional kundër kancerit të gjirit

Me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”, do të mbahet për herë të 16-të, marshi tradicional në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Në këtë organizim po merr pjesë presidentja, Vjosa Osmani, anëtarë të kabinetit qeveritar, ambasadorë të huajë e shumë qytetarë.
Para fillimit të ecjes në sheshet e kryeqytetet, do të mbahen fjalimet pranë Teatrit Kombëtar.
Marshi tradicional organizohet nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, dhe nga presidenca./21Media

Back to top button