Osmani: Kosova e vlerëson mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka uruar Slloveninë për ditën shtetërore.

Përmes një postimi në platformën “X”, presidentja Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit.

“Gëzuar festën, Slloveni!. Sot, i bashkohemi Presidentes Natasha Pirc Musar dhe të gjithë partnerëve tanë sllovenë në nderimin e udhëtimit të tyre të pavarësisë dhe progresit të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë tonë, mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për një të ardhme më të fortë dhe më të bashkuar brenda familjes euroatlantike të kombeve.

Back to top button