Osmani: Kosova është e rrezikuar vazhdimisht për shkak të veprimeve destabilizuese të Serbisë

Para fillimit të seancës së Këshillit të Sigurimit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në mbledhje do të tregojmë se Kosova është e rrezikuar vazhdimisht për shkak të veprimeve destabilizuese të Serbisë.

Po ashtu, presidentja tha se do të kërkojmë edhe drejtësi për viktimat civile dhe gratë e dhunuara gjatë luftës.

“Para takimit të Këshillit të Sigurimit, bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin, për t’u siguruar që e vërteta do të dëgjohet dhe e vërteta do të mbrohet!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Kujtojmë se Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën që pritet të mbahet sot me fillim nga ora 16:00, sipas kohës lokale në Prishtinë./21Media

Back to top button