Arrestohen tre protestues në Gllarevë, penguan punimet në rrugën Prishtinë-Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gllarevë, pasi të njëjtit kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë – Pejë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot janë arrestuar 3 persona në Gllarevë, të njëjtit gjatë protestës kanë penguar punimet në rrugë”, tha Rugova.

Kujtojmë se banorët e fshatrave Rixhevë, Kijevë dhe Stapanicë po protestojnë që rruga Prishtinë-Pejë të mos devijohet pasi do t’i falimentojë të gjitha binzeset e asaj ane./21Media

Back to top button