Osmani: Kosova është përherë mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka flaënderuar presidenten Amherd për pritjen si dhe për ftesën për t’iu bashkuar Samitit të Paqes për Ukrainën.

E para e shtetit ka deklaruar se Kosova është falënderuese për mbeshtetjen e Svicrës.

”Kosova është përherë mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape. Në prag të Samitit, ishte kënaqësi të diskutojmë për mundësitë e pafundta të thellimit të bashkëpunimit, me ç’rast roli i mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy vendeve tona është i pazëvendësueshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës./21Media

Back to top button