Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Kosova është shteti më pro-NATO në botë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, tha se tashmë i ka shkruar presidentit amerikan.
Në konferencën për javën e Gruas Osmani foli edhe për përgatitjet për aplikim në Këshillin e Evropës dhe për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Unë i kam shkruar edhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kësaj çështje dhe kam komunikuar edhe me shtetet e tjera duke pasur parasysh këto zhvillimet të fundit duke pas parasysh që Kosova është shteti më pro-NATO në botë dhe që anëtarësimi i të gjitha shteteve të kësaj pjese të Evropës më NATO do të nënkuptonte më shumë siguri, stabilitet dhe rrjedhimisht do të kishte më pak jo stabilitet në rajonin tonë. E kuptoj që vendimi final merret me unimanitet, por kjo nuk nënkupton që ne thjesht duhet të ulemi dhe të presim dhe mos të ndërmarrim asnjë hap drejt bindjes së atyre katër shteteve të NATO-s që nuk na kanë njohur, përkundrazi ne po punojmë shumë me këto katër shtetet që të mos ta bllokojnë anëtarësimin në NATO”, tha Osmani.
Sa i përket aplikimit për në Këshillin e Evropës, Osmani tha se është prioritet mbi prioritetet e për çka janë duke punuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës rreth kësaj./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button