Një viktimë nga Covid-19, 51 raste të reja
Si pasojë e infektimit me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1mijë e 28 testime kanë rezultuar pozitiv 51 persona. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 49 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 634.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.408 doza të vaksinës. Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.799 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media