Osmani: Kosova nuk mund të ecë përpara pa aleatët e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për marrëdhëniet e institucioneve të Kosovës me aleatët, duke iu bërë thirrje atyre që ata t’i shohin si ekzistencialë.

Osmani ka thënë se procesin e dialogut më së shumti e ka dëmtuar mungesa e balancit, pasi që sipas saj “njëra palë në këtë rast Kosova është nën masa të padrejta, ndërsa Serbia përkundër aktit të agresionit nuk ka pësuar asnjë masë të vetme”.

“Kjo jo vetëm që e dëmton dialogun por edhe e inkurajon Serbinë që të vazhdojë me veprime destabilizuese në rajonin tonë. Por, në suaza më të gjera të relacioneve me miqtë tanë unë i inkurajoj të gjitha institucionet Republikës së Kosovës secalin që merret me politikë që të bëjë çmos që këto realcione e në veçanti me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar me shtetet e BE-së që gjithmonë na kanë qëndruar pranë, t’i konsiderojmë jo vetëm të rëndësishme, por si ekzistencale për suksesin e shtetit tonë sepse historia e ka dëshmuar këtë”, tha Osmani.

Ajo tutje u shpreh se Kosova është shtet demokratik, por ka probleme të mëdha të sigurisë pasi që në kufi Kosova ka një shtet që çdo ditë synon agresionin, çdo ditë synon gllabërimin e territorit të Kosovës dhe vrasjen e qytetarëve.

E para e vendit theksoi se në këto sfida Kosovës i duhen aleatët, pasi që vetëm nuk mund të ecë përpara.

“Kosova nuk mund të ecë përpara vetë, në fakt asnjë shtet në botë nuk mund të ecë vetë. Edhe SHBA në çdo fjalim të presidentit Biden dhe sekretarit Blinken ju mund ta vëreni një narrati “Ne duam të punojmë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë””, tha Osmani.

“Në qoftë se dëshirojmë të kemi sukses në rrugën përpara duhet ta bëjmë këtë me aleatët”./21Media

Back to top button