Projekti për rrugën Kijevë – Zahaq, Aliu: I shpëtojmë buxhetit të Kosovës mbi 150 milionë euro

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar një video ku ka folur në lidhje me punimet në rrugën Kijevë-Zahaq, për të cilën ka thënë se është një projekteve më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës.

Video është shpërndarë edhe nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se është anuluar projekti i mëparshëm që do të kushtonte 240 milionë euro, ndërsa po realizohet për vetëm 90 milionë euro.

“Kemi anuluar projektin e mëparshëm që do të kushtonte 240 milionë euro, ndërsa ne po e realizojmë për vetëm 90 milionë euro. Përmes projektit të tanishëm, i shpëtojmë buxhetit të Kosovës mbi 150 milionë euro”, ka shkruar Aliu.

Durmishi njoftuar se ka përfunduar procedura e shpronësimit, ndërsa ka shtuar se se është angazhuar një kompani e jashtme mbikëqyrëse që të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve.

“Projekti Kijevë-Zahaq është një prej projekteve më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës sepse është përmbyllje e segmentit të rrugës nacionale M-9 dhe është shumë i rëndësishëm për regjionin e Dukagjinit dhe jo vetëm për ta. E kemi përfundu procedurën e shpronësimit në mënyrë që projekti të mos ketë probleme gjatë zbatimit. Kemi angazhu kompani mbikëqyrëse të jashtme që kujdesen për mbarëvajtjen e punëve atje si dhe kemi angazhuar dy laboratore që kujdesen për cilësinë në realizimin e punimeve”, ka thënë Durmishi./21Media

Back to top button