Osmani kujtoi Beau Biden, djalin e presidentit të ShBA-së

 

Presidentja Vjosa Osmani sot kujtoi djalin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, Beau Biden, në përvjetorin e ndarjes nga jeta.

Osmani u shpreh se Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.

“Sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë.”, shkroi Osmani në facebook./21Media

Back to top button